7 website nga 10 në Shqipëri nuk respektojnë Politikën e Privatësisë!

Le të fillojmë me përkufizimin e Politikës së Privatësisë: Politika e Privatësisë është një dokument, i përgatitur brenda faqes në website apo ecommerce, që informon përdoruesit në lidhje me trajtimin e të dhënave personale të tyre. Ky dokument duhet të sigurojë informacion rreth praktikave të menaxhimit të të dhënave, për të bërë të mundur që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se si trajtohen të dhënat personale që ata vendosin në internet.

Me fjalë më të thjeshta:  Një politikë e privatësisë – ose informacion privatësie – është një dokument që përshkruan mënyrën se si një entitet (si një organizatë, pronari i një faqeje interneti, etj.) mbledh, trajton, zbulon dhe mbron të dhënat e përdoruesve, klientëve dhe (nëse aplikohet) punonjësve.

Por a respektohen këto kushte në Shqipëri duke ditur se egziston edhe një ligj, LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008, që na mbron si popullsi kundër shpërdorimit të të dhënave personale?

Kemi marrë një kampion prej 100 website ne Shqipëri, disa prej tyre Jane ecommerce, disa faqe vetrinë e shërbimeve te kompanisë, disa prej tyre edhe kompani shumë të mëdha. Disa prej tyre ecommerce ose edhe kompani që shesin produkte në Europë.

E dimë të gjithë qër kur regjistrohemi në social network ose shërbime të tjera ndërkombetare shtypim OK ose Pranoj termat e Privatësisë, Kushtet e Përdorimit, Cookie etj. E vërteta është qe asnjë nga ne nuk i lexon, skemi kohë, skemi dëshirë apo motive të tjera.

Por si përdoren të dhënat tona personale nga website të ndryshëm? Nuk e di se të them të drejtën shumë pak kam lexuar edhe unë për një motiv apo një tjetër.

Por atëherë pse e shkruan këtë artikull?

Nqse unë si vizitor soț nuk kam kohë ose smë intereson ta lexoj, është detyrimi yt si biznes që ta vendosësh ne website e të vësh në dispozicion Politikën e Privatësisë qoftë në hyrje në website, kur mbushim një Kontakt form apo kur blejmë diçka online.

Le të kthehemi te situata aktuale në Shqipëri!

Në 100 website të marrë pa një renditje të fiksuar më parë por thjesht duke u futur ne Google, kemi vënë re se:

  • Shumë pak website i kanë deklaruar këto faqe ose nuk i kanë linkuar në faqen kryesore
  • Website qe I kanë këto faqe, duken si copy paste nga njëri tjetri ose nga website të huaj e të përkthyer keq, ka footprint të dukshëm që të bën të mendosh këtë gjë
  • Në shumë prej tyre edhe po mos ta krijonin mirë do kishin bërë sepse nuk ka informacion të qartë se çfarë bëjnë me të dhënat
  • Disa prej website që janë ecommerce kanë Termat dhe Kushtet e Përdorimit dhe faqen e Politikës së Privatësisë bashkë kur këto janë dy gjëra të ndryshme.
  • Disa prej kompanive shqiptare kanë filluar të vendosin rregullisht edhe Banner Cookie të lidhur me GDPR për në Europë. Shumë prej tyre janë kot se edhe po refuzova tracking të cookie e bëjnë atë :)
  • Ka disa kompani që shesin produkte edhe në Europë ose shërbimet e tyre ( psh klinika dentare ) që edhe trajtojnë të dhënat e qytetarëve europianë pa qënë në rregull me GDPR dhe duke rrezikuar gjoba apo edhe ban te website në Europë

Nuk jemi avokatë në profesion por eksperienca jonë ndërkombëtare na mëson se duhet të respektojmë të drejtat e personave që na ndhihmojnë duke vizituar website tonë, kërkojnë shërbimet tona apo blejnë produktet tona.

Për këto motive kemi ftuar në eventin që organizojmë në Tiranë nga 30 Mạj deri në 1 Qershor, DigitalStrategy.al tre avokatë me eksperiencë internacionale për të Drejtën Online, per ecommerce, website lajmesh, app apo website kompanie shërbimesh, Avv Antonino Polimeni i Polimeni.legal , Avv. Alessandro Vercellotti e Avv. Brunella Martino të Legalfordigital.it që do tju shpjegojnë në hollësi si të ndjekim rregullat internacionale në sektorin Dixhital por edhe offline.

Eventi Digital Strategy është një event që organizohet për herë të parë ne Shqipëri dhe do të ketë speaker nga Italia, Shqipëria die Kosova. Nuk do të jetë event me teori marketingu, branding apo advertising. Është një event vetëm praktik për Seo, Advertising, Social Media Management, Band Awareness, Digital PR, AI, Legal etj.

Kliko KËTU dhe Bli Biletën tënde dhe mos humb këtë shans unik!

Share:

Facebook
LinkedIn
X